Lajmi i Fundit/ Aksident në Kavajë, drejtuesi i motorit niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Kavajës. 
Një automjet tip Audi A3 ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin 2 persona. 
Përplasja ka ndodhur pranë kafe sporti ndërsa kanë mbetur të lënduar 2 personat që udhëtonin me metor. 
Kavaja.Net ka siguruar Video dhe foto nga aksidenti ndërsa shihet që të plagosurit janë transportuar me autoambulancë fillimisht drejt Spitalit të Kavajës. 
Përplasja ka rezultuar më e rëndë për drejtuesin e motorit, i cili nis për ndihmë më të specialisuar drejt Tiranës. 
Ne vendngjarje mbrriti policia për të bërë ekspertizën dhe zbardhur shkaqet e aksidentit./Kavaja.Net