Lajmi i Fundit/ Aksident i 4-fishtë në Kavajë, dhjetë persona të plagosur

Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kavajë- Shkozet.

Në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku udhëtonin 10 persona në total, 3 drejtuesit e mjeteve dhe 7 pasagjerë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një prej pasagjereve, e cila është transportuar në spital.

Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.