Lajm i Mirë, Tri Xhami pajisen me certifikatë pronësie, Redjan Krali: Krenarë për bashkëpunimin me KMSH

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali, i shoqëruar nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën Erion Veliaj, zv/ Ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj, Kryetari i PS Kavajë Elton Elezi dhe Myftiu i Kavajës Besnik Leçini kanë dorëzuar sot tri certifikata pronësie për tri Xhami në Golem. 

Xhamia e Golemit, Golemasit dhe kryemëdhenj janë pajisur certikatë pronësie ndërsa Kryetari i Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali është shprehur i lumtur për bashkëpunimin e institucionit që ai drejton me Komunitetin musliman të Shqipërisë dhe në vençanti me institucionin e Myftinisë së Kavajës. 

Mesazhi i z. Redjan Krali:

“Sot i dorëzuam certifikatën e pronësisë, Xhamive 🕌në Golem, Golemas dhe Kryemëdhenj 🤲🏻. Bashkëpunimi i ngushtë i Bashkisë Kavajë me komunitetin mysliman më mbush me mirënjohje dhe krenari🙏🏻.”

https://www.facebook.com/360769611311099/posts/726753198046070/?d=n