Tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në vendin tonë. Sipas IGJEO epiqendra e saj ka qenë në Shupenzë të Bulqizës, ndërsa thellësia 14 kilometra.
Banorët e njësisë administrative Shupenzë dhe Gjoricë, janë ende jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës dhe panikut.
Jane ndjerë gjithsej 4 lëkundje, dy të parat të fuqishme ndërsa dy të tjerat më të lehta. Ai shtoi më tej, se banorët e këtyre zonave, ende kanë banesat e shembura nga një tëmrmet i fuqishëm që është regjistruar në vitin 2009.