Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter shkundi jugun e Kretës mesditën e sotme.
Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros. Thellësia vlerësohet se ishte pesë kilometra duke shkaktuar lëkundje të forta.
Ende nuk raportohet për të lënduar. Kreta prej dy javësh vijon që të goditet nga lëkundje sizmike, por ajo që u regjistrua sot ishte më e forta.