Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, ndërsa 6 persona raportohet se janë plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Velitërnë të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në këtë vend janë përplasur një furgon, brenda të cilit kishte pasagjerë, me një mjet tjetër. Në vendin e ngjarjes ndodhen dy autoambulanca.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.