LAJM I FUNDIT/ Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, reagon ambasada e SHBA: Vendimi i vështirë i Lulzim Bashës meriton respekt


Vendim të vështirë, por që meriton respekt. Kështu e konsideron ambasada amerikane përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, vendim i cili u bë publik dje nga kreu i PD Lulzim Basha.


Në një reagim, ambasada shprehet se me këtë vendim Partia Demokratike tregoi se ka kurajën për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Ambasada vlerëson marrëdhëniet e Amerikës me PD dhe thotë se pret me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, thuhet në reagimin e ambasadës.

PERJASHTIMI I BERISHES

Diten e djeshme, 9 shtator, nje dite para nisjes se Kuvendit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi të qëndrojë në krah të SHBA dhe të përjashtojë themeluesin e PD-së, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Basha dhe se ky vendim do të qendrojë derisa të zgjedhet çeshtje e non gratës me Sali Berishën. Ai u shpreh se ky vendim u mor edhe per të shmangur çdo keqkuptim.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështjeje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike dhe do t’i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8-vjeçar i Edi Ramës. Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik”, tha Basha në deklaratën e tij.