Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në selinë e PD. Në videon e siguruar nga gazetari Osman Stafa kanë mbërritur Albana Vokshi, Gent Stazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Mimoza Hajdarmataj.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.