Lajm i Fundit/ Gjendet i pajetë pronari i lokalit në Kavajë
Një qytetar është gjendur i pajetë në lokalin e tij në Kavajë.
Burime për Kavaja.Net raportojnë se është gjetur pa shenja jete Haki Karaboja pronar i një lokali pranë zonës së njohur si ish- bashkia e vjetër.
Kanë qenë të afërmit ata që e kanë konstatuar dhe me pas kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Burime nga Spitali i konfirmuan Kavaja.Net se personi kishte mbërritur pa shenja jete në Spital.
Mendohet se Karaboja humbi jetën për shkak të një infrakti.
Stafi i Kavaja.Net i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
Qoftë i Xhenetit 🤲