Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se Veliaj ka hequr qesen e tëmthit për gurë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë. Ai vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Bashkia e Tiranës.