LAJM I FUNDIT/ Bie në kontakt me rrymën elektrike duke punuar në një lokal, humb jetën 27-vjeçari

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në “Rrugën e Elbasanit”, ku i riu me iniciale G.B., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.