Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 10 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku një automjet ka përplasur fëmijën, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.