Erjon Xhenjo është 19-vjeçari, i cili është ekzekutuar, teksa ka qenë duke pirë kafen në një lokal në Shkodër. Ai është vrarë me më shumë se 30 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit kanë qenë duke lëvizur me motor dhe pas vrasjes e kanë djegur. Gjithashtu, policia ka gjetur edhe armën me të cilin është ekzekutuar i riu.
Mësohet se Xhenjo është i afërm i dy vëllezërve Shkëlzen dhe Sehar Xhenjes. Këta dy të fundit janë shpallur në kërkim për atentatin e regjistruar ndaj Taulant Pepajt, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2021.