Kuvendi miraton ngritjen e dy komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe zgjedhore të kërkuara nga PD


Kuvendi ka miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Me 120 vota pro, 3 abstenim dhe 0 kundër, u votua ngritja e komisionit të posaçëm për reformën territoriale.

Ndërkohë për komisionin e reformës zgjedhore, deputetët votuan 119 pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

“Projektvendim për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale në Shqipëri. Rezultati i votimit, pro 120, kundër 0, abstenim 3 miratohet ngritja e komisionit të posaçëm. Projektvendim për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, rezultati i votimit, 119 vota pro, kundër 0, abstenim 0” – tha kryeparlamentarja Nikolla.