Besa e Kavajës i ka thënë lamtumirë Kupës së Shqipërisë.
Verdhezinjtë janë mundur 2-1 nga Kuksi në ndeshjen e sotme dhe janë skualifikuar nga Kupa e Shqipërisë.
Goli i shënuar nga Koleci ishte i pamjaftueshëm për Kavajasit të cilët i thanë lamtumirë kompeticionit në ndeshjen e dytë.
Humbja me Kuksin ishte ndeshja e parë zyrtare e trainerit të ri Artan Mërgjyshi, i cili debutoi me humbje në stolin e verdhezinjve vetëm tre ditë pas marrjes së frenave të ekipit.
Megjithatë duhet të theksojmë se përballë Besës ishte një nga ekipet më të mira të superiores dhe humbja nuk duhet të shihet si katastrofë./ Kavaja.Net