Kujtohet demonstrata e parë anti-komuniste më 26 Mars, Krali: Kavaja, pararojë e ndryshimeve të mëdha


Kujtohet demonstrata e parë anti-komuniste më 26 Mars, Krali: Kavaja, pararojë e ndryshimeve të mëdha 

Mesazhi i Redjan Krali:

Ti shërbej Kavajës si KryeBashkiak është njëherazi privilegj dhe përgjegjësi e madhe. 

Kavaja ka deshmuar gjithmonë që është pararojë e ndryshimeve të mëdha dhe djepi i vendimeve të rendesishme jehona e të cilave ka prekur të gjithë vendin. 

Demokracia lindi nga djem e vajza kavajase me ideale të kulluara që nënshtrimin dhe mashtrimin nuk e kanë pranuar asnjëherë. 

Që para 3 vjetësh ky qytet besoi dhe përkrahu vizionin tim për punë është sfida më e madhe dhe më e bukur e jetës time 🙏

26-marsi është mbi të gjitha dita e Josif Budo-s, Dëshmori i parë i Demokracisë! 

– Gara Kombëtare ciklistike 🚲 me titull “26-marsi” këtë vit pati një risi sepse për herë të parë në radhën e garueseve morën pjesë djem ciklistë 🚴‍♂️ nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dhe vajza cikliste nga Afganistani 🚴‍♀️

I nderuar të dorëzoja kupat 🏆 për fituesit!

Mirënjohje organizatorëve, Mirënjohje Kavajës tonë! 

Të gjithë bashkë për ta bërë gjithmonë krenare siç e meriton 😍