Fidel Ylli ka reaguar ndaj qëndrimit të Erion Braçes, i cili është kundër rihapjes së basteve. Në një reagim të tij pas marrjes së këtij vendimi, Braçe shkroi në rrjetet sociale: “Nga ‘fundi i marrëzisë’ tek ‘marrëzia pa fund’; të njëjtët njerëz- të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës; Por edhe të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin, flasin në emër të sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”
Por Fidel Ylli në emisionin “Open” në Neës24 i kërkoi Braçes që ti thotë me emra, se kë ai quan palaço. Sipas tij, Braçe ka qenë zv. kryeministër dhe i pari që ka dështuar ka qenë ai, më pas kryeministri dhe qeveria.
Fidel Ylli: Ka qenë zëvendës kryeministër dhe merret me korrupsionin që duhet të ishte i pari që t’i kishte mbyllur. I pari ka dështuar ai, pastaj kryeministri dhe gjithë qeveria. I them Braçes dhe gjithë Braçeve të tjerë dëgjoni ndonjëherë avokatin se avokati muhabetet në studio i ka të drejtpërdrejta, pa i mbuluar të vërteta. I ka gjithë Europa ku ne duam të shkojmë.
Si do t’i themi qytetarit suedez, italian që do vijë në Shqipëri. Ne duhet t’i njehsojmë ligjet shqiptare me ato evropianë. Unë kam qenë relator i ligjit të sportit dhe kemi marrë një specialist të huaj, ai na tha ju minimalja duhet të bëheni 3 orë në javë edukim fizik se ndryshe nuk hyni dot në Europë. Ka debat dhe ku ka debat ka zhvillim.
Me kë e ka Braçe, e ka me qeverinë e tij që e bëri zëvendëskryeministër. Më e ka, kujt i thotë palaço ai? T’i thotë emër. Kush janë drejtuesit e sportit.