Kryetarja e Kuvendit: Ka ardhur koha të bëhet paketa ligjore që do mundësojë votimin e shtetasve me vendbanim jashtë Shqipërisë


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fjalën e saj mbajtur në Konferencën Kombëtare “Votimet nga jashtë, koha është tani” tha se “tani ka ardhur koha që të bëhet paketa ligjore që do mundësojë për herë të parë votimin e shtetasve me vendbanim jashtë Shqipërisë”.

“Vetëm përfitime do ketë qeverisja në gjithë nivelet nëse baza e tyre zgjerohet e numri i votuesve rritet përfshirë dhe emigrantët. Do zhduke asimetrinë mes pjesëmarrjes politike elektorale dhe pjesëmarrjes ekonomike të diasporës në zhvillime e vendit.

Shqipëria një nga vendet me varësi të remitancave të emigrantëve, masat e programet qeveritare për mbështetjen e investimeve apo lehtësimin e kthimit virtual e fizik të emigrantëve të vijojnë me masat e lehtësimit të pjesëmarrjes së tyre në proceset politike e elektorale.

Votimi jashtë vendit është i vlefshëm e sfidues e duhet të përmbushë standardet tona e emigrantëve shqiptar. Duhet të hedhim një hap të vendosur drejt të cilit do bëhet votimi nga jashtë vendit”, tha Nikolla.