Kryetarja e FRPD-së së Vlorës, Sara Bodo, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për lëvizjen e Sali Berishës në bazë dhe ka treguar arsyet përse ajo nuk mund ta mbështesë më Lulzim Bashën.
Bodo tha se edhe gjatë fushatës, Basha nuk kishte mbështetje në bazë, por njerëzit donin të votonin pro Partisë Demokratike. Megjithatë, ajo sot nuk gjen më arsye për të mbështetur kryetarin e partisë.
Sara Bodo: E shihja Bashën si një lider europian edhe unë isha e shkolluar jashtë.
Ylli Rakipi: Kur e kuptove pastaj që nuk ishte edhe aq europian?
Arjan Curri: E keni kuptuar para Berishës?
Sara Bodo: Kuptova që edhe në fushatën e fundit nuk ishin pro liderit Basha. Ishin pro PD-së, pro disa prej kandidatëve, por jo me Bashën. Unë i pyesja gjithmonë përse dhe e kam mbrojtur Bashën. Vendosa të mos e mbroja më, sepse nuk kisha më shumë arsye. Ne na ishte premtuar një 5% në listat parlamentare, FRPD-së. Nuk u pyet anëtarësia për listën e deputetëve, u bë një votim kundër, një gjë e padëgjuar, të vendosësh anëtarësisë kundër njëri tjetrit.
Ylli Rakipi: E ke takuar ndonjëherë ti udhëheqësin vetë (Bashën)?
Sara Bodo: Jo. Kam kërkuar takim dhe nuk ka pranuar. I kam dërguar mesazh dhe ai nuk më ka kthyer fare përgjgije. Puna nuk është vetëm te unë, por tek meritokracia. Janë lënë jashtë shumë njerëz me kontribute.