Kyetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali rezultoi Pozitiv me Covid19, ja Mesazhi i tij!
Mesazhi i Redjan Krali:
Që në ditët e para të pandemisë #COVID19, për shkak të detyrës time dhe kontaktit me shumë njerëz gjatë ditës së punës, edhe në simptomat më të lehta dyshuese, i jam nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme.
Aq shpesh sa përgjigjet e vazhdueshme negative që merrja më patën dhënë njëfare qetësie e sigurie, e cila në fakt nuk duhet marrë asnjëherë si e mirëqenë.
Sot, testi im rezultoi pozitiv. Deri tani, simptomat janë fare të lehta dhe po ndjek në letër këshillat profesionale të doktorëve tanë të nderuar që kanë qenë dhe janë të pakursyer në misionin e tyre.
Insitiucioni përkatës po merret me kontaktimin e gjithë personave që kanë qenë afër meje ditët e fundit dhe të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu tamponit, duke nisur nga familja ime. Nisa menjëherë izolimin 14- ditor. Gjatë kësaj kohe ekipi i bashkëpunëtorëve të mi do merret me ndjekjen e mbarëvajtjen e çdo pune dhe projekti të Bashkisë. Një falenderim zemre për këdo që është interesuar për shëndetin tim dhe një këshillë të sinqertë për të mos e humbur asnjëherë vigjilencën e për të mos neglizhuar asnjë simptomë. Sfida me virusin vazhdon dhe forca e tij goditëse gjithashtu. Të ruajmë veten dhe të afërmit tani deri në përfundimin e procesit të shumëpritur të vaksinimit për të cilën Qeveria Shqiptare po kujdeset me aq përkushtim.
Faleminderit dhe shëndet për të gjithë!