Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, pasi gratë e Uzinës së Ballshit e mbyllën grevën e urisë në ditën e 26-të, mes tyre e kryeministrit Rama po zhvillohet takimi i shumëpritur.
I pari i qeverisë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Ervis Kuçi ka mbërritur në këto momente në Fier, ekzaktësisht në Bashinë e qytetit, ku pritet të takohet me grevistët.
Mësohet gjithashtu se në takim me Ramën janë 6 naftëtarë burra dhe 2 gra.
Nuk dihet me saktësi se çfarë do të diskutohet, por gratë nga ana tjetër kanë paralajmëruar se nëse nuk do të zgjidhen kërkesat e tyre, ato do të ndërmarrin sërish hapa të tjera.
Gratë naftëtare kane lënë mjediset ku qëndruan për shumë ditë me radhë rreth orës 10:00 të së dielës, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së kryeministrit për negociata vetëm në rast se ato do te hiqnin dore nga qëndrimi në greve urie. Naftëtaret u pritën me duartrokitje nga kolegët dhe familjarët e tyre jashtë godinës.
Naftetarët kërkojnë që të zbatohet vendimi i gjykatës për marrjen e pagave të prapambetura e më pas të vijojnë bisedimet për vazhdimësinë e punës në uzinë./Bw