Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka bojkotuar Samitin e BE në Tiranë.
Dyshohet se shkak për mungesën e tij është bërë biznesmeni i njohur, mik i Olsi Ramës Amant Josifi.
Ndaj biznesmenit, i cili ka qenë dhe këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe është i përfolur për lidhje me qeverinë ka një urdhër arresti nga Spanja, por jo nga Shqipëria.
Ndonëse u bë një operacion i madh ndaj disa Call-Center-ave në Shqipëri për mashtrim dhe pati disa arrestime, emri i Josifit nuk figuronte në raportet e policisë shqiptare, ndryshe nga policia spanjolle.
Amant Josifi akuzohet për mashtrim 2.5 mld € të 200 mijë europianëve me call center.
Sipas opozitës Amant Josifi është i lidhur me Olsi Ramën dhe madje vëllai i kryeministrit qëndron pas këtij aktiviteti kriminal.