Kryemadhi në Kavajë, Prezanton Petrit Vasilin si drejtues politik dhe sulmon Ramën!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi organizoi dje një takim me strukturat e partisë në Kavajë. 
Kryemadhi prezantoi Petrit Vasilin si drejtues politik për Kavajë dhe Rrogozhinë, ku kërkoi që programi i LSI të prezantohet me vendosmëri dhe dinjitet dhe duhet të futet në çdo shtëpi. 
Ajo sulmoi edhe Kryeministrin Edi Rama duke thënë se gjobat e fundit nuk do ta ndalin atë për të takuar shqiptarët për t’i bindur të votojnë LSI në zgjedhjet e 25 Prillit. 
“As plumbi nuk më ndalon dot. Edhe sikur Enver Hoxha të ngritet nga varri” LSI do të shpalosë programin e saj”, tha Kryemadhi si përgjigje nga Kryeministrit për gjobat e Policisë ndaj Aktiviteteve Politike të LSI. 
Kavaja.Net