Kryebashkiakja e Patosit infektohet me koronavirus


Zona e Fierit vijon të njoh çdo dite shifra të rritura nga koronavirusi. Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili mësohet se ka dalë pozitive pas marrjes së tamponit.

“News 24” raporton se kryebashkiakja Balilaj është infektuar nga Covid19 dhe është karantinuar në banesën e saj.

Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka pasur komplikacione.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë numri i të infektuarve në Fier me Covid-19 shkon në 916 raste duke e renditur Fierin të tretin në vend për numrin e lartë të të prekurve nga ky virus.