Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka pritur në një takim krerët e komuniteteve fetare të qytetit. Në takim u vlerësua harmonia fetare si një pasuri e paçmueshme për Kavajën.
Mesazhi i Redjan Krali:
I nderuar të kisha sot në zyrë Myftiun e Rrethit z. Besnik Leçini dhe përfaqësuesin e komunitetit Ortodoks në Kavajë z. Jani Terziu.
Toleranca e lavdërueshme fetare në qytetin tonë është diçka për të cilën të gjithë krenohemi fort, ndaj dhe Bashkia vihet gjithmonë në shërbim dhe në mbështetje të vazhdimësisë së kësaj fryme.
Shembulli konkret për të cilin diskutuam sot; ishte dhe ndarja e parcelave të varrezave sipas komuniteteve respektive.
Në respekt të traditës, kjo ndarje i mundëson klerikëve, familjarëve dhe vizitorëve që lutjet e tyre t’i kryejnë në mënyrë sa më komode.
– Nuk mund të mos përfitoja nga ky rast, për t’i falenderuar në vetë të parë, për të gjithë përkushtimin e shërbimin që japin në komunitetet e tyre.
Toleranca fetare në Kavajë është aset!
#BashkiaKavajë