Për Partinë Demokratike, kriza për të cilën flet kryeministri Rama është një krizë për të fshehur vjedhjen.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit të planit me tre pika të qeverisë për të përballuar këtë situatë. Sipas Bashës, qeveria thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE.
“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Lulzim Basha në twitter.
Edhe nje dite me pare ne nje konference Basha mohoi të ketë një krizë energjitike në Shqipëri dhe theksoi se kjo është një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi nga ana e qeverisë. Kryedemokrati u shpreh se tre tenderat e fundit të blerjes së energjisë tregojnë se energjia është blerë disa herë më shumë se çmimi në bursë.
Ndërkohë sot kryeministri Rama prezantoi planin me tre pika per te perballuar krizen.
1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.