Ferdinand Saraçi
Sektori i bujqësisë është duke përjetuar goditjen me të madhe nga shteti.
Çmimet katastrofike të plehrave kimike, pothuajse në dyfishin e në trefishin e çmimit të një viti më parë kanë bërë që shumë fermerë të mos kenë mundësinë të plehërojnë dritherat e mbjellë e për pasojë bima vjen e dobët dhe në fund nuk ka prodhimin e duhur .
Çmimi i naftës i ka kryqëzuar fermerët të cilët nga pamundësia për të përballuar gjithë shpenzimet janë detyruar të lënë djerr tokat e tyre dhe shumica po braktis gjithçka dhe po emigrojnë,si pasojë kemi fshatra të boshatisur.
Një tjetër problem tepër madhor që nuk po gjen dot zgjidhje është mungesa e kanalizimeve. Deri sot asnjë metër kanal nuk është pastruar për tu bërë gati për stinën e verës.
Edhe pse vështirësitë nuk kanë të sosur ka ende disa familje që nuk kanë zgjidhje tjetër dhe mundohen të mbijetojnë me bujqësi e blegtori por për ironi ende duhet të përballen me vështirësi sepse ne një kohe kur te gjitha çmimet e inputeve bujqësore pësojnë rritje galopante çmimi i qumështit mbetet i njëjtë .
Po me se do ti mbulojnë shpenzimet fermerët kur kosto e shpenzimit me çmimin final të prodhimit është në proporcion të zhdrejtë?