Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga Dhoma amerikane e tregtisë, e cila bëri thirrje që qeveria t tërhiqej nga projektligji për amnistinë fiskale.
Rama e cilësoi këtë një fletërrufe që tregon mungesë respekti për sovranitetin e vendit.
“Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj. Institucione financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Institucione të luftës kundër krimit dhe pastrimit të parave mund të kenë kundërshti, por dhoma tregtie, hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të çohet dhe të thotë nuk duhet amnistia.
Ka risqe? Patjetër, por po bëjmë një ligj që e përmban kushtetuta, e dyta po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë fiskale dhe penale të bëra në BE, është shumë më i shtrënguar”, tha ai.