Krim i rëndë në Greqi, babai shqiptar vret gruan me dy fëmijët, më pas edhe veten


Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Mediat në shtetin helen raportojnë se burri ka vrarë me thikë gruan dhe dy fëmijët dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Andravidë, kur djali i madh i familjes rreth 11 vjeç ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur të pajetë anëtarët e tjerë të familjes.

Viktimat janë gruaja dhe dy fëmijët, njëri i mitur dhe tjetri foshnje.

Dy fëmijët u gjetën të vdekur brenda në banesë, ndërsa çifti u gjet në oborrin e shtëpisë, të dy të mbuluar nga gjaku.

Shtëpia e familjes fatkeqe nga Shqipëria ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos.