Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër, ku një 79-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçe, dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Krimi i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit verior, ku sipas policisë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh, por trupat e pajetë të çiftit janë zbulura ditën e sotme.
Zbardhen të tjera detaje nga krimi i dyfishtë në familjen në Shkodër, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij 83 vjeçe, Sanije Bandulla.
Raportohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës, pasi komshinjtë kanë dëgjuar të shtënat, por policia ka arritur të zbulojë trupat e pajetë ditën e sotme.
Çifti i moshuar kishte tre fëmijë, që jetonin prej vitesh jashtë shtetit, në SHBA dhe Gjermani. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 79-vjeçari kohët e fundit kishte probleme me depresionin, pasi kishte marrë dhe ilaçe për t’u kuruar.