Kreu i PD nxjerr dokumentin, Hysen Kadiu: “SOS”, largimi i ujësjellësit nga Kavaja, një vendim i turpshëm
Kryetari i PD së Kavajës Hysen Kadiu ka denoncuar sot vendimin e Keshillit Bashkiak për lejimin e zhvendosjes së Drejtorisë së Ujsjellës Kanalizimive Kavajë në Durrës!
Denocimi i Hysen Kadiu:
Largimi i ujësjellësit nga Kavaja, një vendim i turpshëm❗️🆘
📌 Në emër të pseudoreformave të ndërmarra nga sekti i Rilindjes, Këshilli Bashkiak merr vendimin për dhënien e dritës jeshile, projektit të Kryebashkiakut dhe qeverisë për zhvendosjen e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Kavajë drejt qytetit të Durrësit, duke i larguar dhe mohuar edhe një tjetër shërbim jetik, ndaj qytetarit❗️
📌 Pavaresisht problematikave të shumta, që ka pasur ky sektor shërbimi, duke filluar që nga keqmenaxhimi i të ardhurave e deri tek shërbimi jo cilësor, për të cilin është përgjegjës direkt Kryebashkiaku, pasi gjithmonë e kanë parë ndërmarrjen e ujësjellësit si magazinë votash, ku dhe punësimi në to është bërë me kate në kohë fushatash, prapëseprapë është një institucion që u përket qytetit dhe duhet t’u përkasë e shërbejë qytetarëve për lehtësimin e jetës dhe jo për t’ua bërë më të vështirë, atë, atyre.
Duke larguar ujësjellësin nga qyteti, Kryebashkiaku, pranon paaftësinë e tij për t’i menaxhuar si të ardhurat, që nuk janë të pakta, ashtu dhe problematikat e këtij institucioni, dhe zgjidhje për këtë sheh largimin e përgjegjësisë larg tij, e për rrjedhojë larg qytetit tonë❗️
📌 Me këtë reformë, apriori Rama duke përdorur firmën e kryebashkiakut, ❌ godet drejtëpërdrejtë shërbimin publik dhe jetik të qytetarëve❗️
Nëse do vazhdojmë që edhe kësaj rradhe ta lemë në rënie të lirë vendimin absurd të Rilindjes, gradualisht jo vetëm dhjetra dhe qindra të punësuar do dalin në rrugë, por edhe për shqetësimet dhe problemet lidhur me këtë shërbim, do të duhet të kërkojmë në një adresë tjetër, duke u orvatur poshtë e lart, sepse kështu i teket kësaj qeverie të papërgjegjshme. ⛔️
Hija e Rilindjes edhe në Bashkinë Kavajë është e rëndë, por jo domosdoshmërisht duhet t’u shërbejë qytetarëve për t’i vënë në gjumë❗️
📌 Ne si Parti Demokratike, i kërkojmë Këshillit Bashkiak të Kavajës, të tërheqë në mënyrë të menjëhershme autorizimin e dhënë ndaj kryetarit të Bashkisë për të negociuar shkrirjen e kësaj Drejtorie duke u fshehur pas lojra fjalësh e kompetencash❗️
Ju rikujtojmë, se detyra juaj parësore është të jeni gardianë të interesave të qytetit dhe jo kokëtundës që aprovojnë çdo marrëzi të kryebashkiakut❗️
📌 I kërkojmë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, të bëjë transparencë të plotë mbi këto “negociata” dhe të informojë qytetarët rreth fazave dhe vendimeve të deritanishme të këtij projekti❗️
Mos u fshihni pas Këshillit Bashkiak e pas lojërave të fjalëve, por bëni detyrën tuaj dhe mbroni interesin e qytetit tonë❗️
📌 Zëri i qytetarit është zëri që duhet dëgjuar! ✅
Interesi i Kavajës duhet të prevalojë mbi çdo interes tjetër! ✅
Partia Demokratike është këtu për ta mbrojtur, dëgjuar dhe për t’u bërë zëdhënës i tij! ✅