Kreu i PD Hysen Kadiu reagon për vdekjen e të riut në Komisariatin e Kavajës: Jam i tronditur, shpreh mbështetjen ndaj familjarëve për zbardhjen e ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës Hysen Kadiu ka reaguar për vdekjen e të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës. 

Kadiu shprehet se ndihet thellësisht i tronditur ndërsa ofron ndihmën e tij ndaj familjarëve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mesazhi i Hysen Kadiu:

Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja e ndodhur dje në ambjentet e komisariatit të Kavajës, ku humbi jetën në rrethana misterioze Ilvi Meta, një i ri i qytetit tonë. 

Duke qenë se e kam ndjekur situatën nga afër, shpreh mbështetjen time për Agimin dhe familjarët e Ilvit, të cilët nuk reshtin së kërkuari zbardhjen e plotë dhe sa më shpejt të ngjarjes.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Meta për humbjen e jetës së djalit të tyre!

Në shenjë solidariteti, i bashkohem thirrjes së të rinjëve për të ndezur qirinj pranë komisariatit të Kavajës, sot në orën 20:00, në vendin ku ndodhi dhe ngjarja që na shokoi të gjithëve!

https://www.facebook.com/1653993830/posts/10224927879698272/?d=n