Kreshnik Osmani ka pasur një falënderim për Sali Berishën, sipas së cilit rikthimi i tij ishte i fuqishëm.
“Kush ju ka thënë që Tirana, nuk ka del apo oqean, ky është oqeani i Shqipërisë. Betohem, në Zotin e gjithësisë, ata që thanë ku po shkoni dhe për kë po protestoni ju them faleminderit Berisha, ky është fuqia e rikthimit, faleminderit që u riktheve doktor, betohem në Zotin e Shqipërisë se të gjithë bashkë nuk do e braktisim Shqipërinë”, tha Osmani.
Fjalimi i plote i Osmanit i shkruar ne faqen e tij ne Facebook:
Mirëmbrëma Shqipëri!
Mirëmbrëma Revoltë!
Mirëmbrëma Liri!
Kush ju tha se Tirana nuk ka det?
Kush ju tha se Tirana nuk ka Oqean?
Ky eshte sot oqeani me i madh i lirise qe ka fillim por nuk ka fund.
Nuk kam fjalim sote, por nje betim!
Ukshin Hoti tha: “Shqiperine, beje ose vdis!”
George Uashingtoni ka thënë:
“Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie”.
Sonte Shqipëria ka nevojë për një një betim të madh, që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë solemnisht:
Ata betohen për ideal të Partisë.
Konservatorët betohen në Zot!
Betohemi në Zotin që i krijoi shqiptarët
Dhe në Krijuesin që e bekoi Shqipërinë
Betohemi në shpirtërat e baballarëve dhe të nënave, që vdiqën dhe fëmijët e tyre që i përzuri Regjimi nuk mundën t’u hedhin një grusht dhe.
Betohemi për lotët e nënave që përcjellin fëmijët e tyre në aeroport cdo ditë.
Betohemi se do të jemi bashkë, sot e përherë, Muslimanë e të Krishterë, Demokratë e Socialistë, Jug e Veri, Maslësi e Labëri, Shqipëni e Mesme, Iliridë, Cameri, Luginë e Dardani se nuk kemi për të lejuar kurrë që Shqipëria të jete nen Jugosllavi.
Betohemi sot se do ta bejme Shqiperine ose do te vdesim!
Mos e harroni kurre:
Nuk humbet kurre nje e drejte pas te ciles qendroojne njerez qe e kerkojne ate.
Ju e rrethuat Regjimin me Paqe, tashmë Regjimi i Edi Rames ka rënë!
Rikthimet janë të fuqishme
Faleminderit që u riktheve Doktor!
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bëkoftë Shqipërinë!
Askush nuk eshte me i rendesishem se Shqiperia!