KQZ merr vendimin, kush e zëvendëson Tom Doshin në Kuvend

Pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për zëvendësimin e tij në Kuvend.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se ky mandat t’i kalojë kandidates e renditur e treta në listën shumë emërore, Jetmira Rraboshta.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.