KQZ letër Bashkisë së Durrësit: Shpjego procedurën që është ndjekur për fondet e rindërtimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i eshte drejtuar me nje shkrese zyrtare Bashkise se Durresit ku kerkon informacione nga kryebashkiakja Emirjona Sako pas pretendimeve te ngritura nga PD dhe LSI ne seancen publike te Komisionerit Shteteror.

Pretendimet kane te bejne sipas PD, me “dyshime se fondet e rindertimit te aprovuara per 526 familje jane perdorur per qellime elektorale dhe zgjedhore per shkak se po shperndahen ne prag te zgjedhjeve te pjesshme te 6 marsit”.

Kujtojmë këtu që PS i ka besuar sërish kryebashkiakes Sako kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

“A është marrë ky vendim nga ana e Bashkisë Durrës? 

Të na jepet një shpjegim në lidhje me procedurën që është ndjekur dhe nëse kjo procedurë vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 91 dhe 92 të kodit zgjedhor që ndalojnë nxjerrjen e akteve ligjore që kanë për qëllim të ofrojnë shpërblime për kategori të caktuara të qyhtetarëve”.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana juaj një informacion të detajuar mbi vendimmarrjen e prenteduar nga kërkuesi, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese”, thuhet në kërkesën e firmosur në kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

letra e kqz taniletra e kqz per sakon