Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 1233.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 4499 testime për Covid nga të cilat 655 kanë rezultuar pozitive, ndërkohë që të shëruarit janë 356.
Aktualisht në aktër spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.