Koronavirusi në Shqipëri, dy të vdekur 179 raste të reja dhe në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2652 testime nga të cilat 179 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe dy persona, ndërsa 587 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.