Janë zgjedhur sot 3 nënkryetarët e rinj të Degës së partisë Demokratike në Kavajë.
Kjo erdhi pas një votimi të fshehtë pasi u konstituua kryesia e re e PD e zgjedhur nga zgjedhjet e fundit.
Procesi është përshëndetur edhe nga Kryetari i PD- së Kavajës Hysen Kadiu duke u uruar suksese të zgjedhurve të rinj.
Mesazhi i kreut të PD, Hysen Kadiu:
Sot zhvilluam mbledhjen dhe konstituimin e kryesisë së re, ku me votim të fshehtë antarët e zgjedhur votëbesuan tre nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike Kavajë.
Suksese në detyrën e re:
-Mario Kola
-Nesti Stefa
-Shkëlqim Lemeti