Konflikti në Kavajë, reagon policia: 49-vjeçari i dëmtuar po merr ndihmë mjekësore, autorët në kërkim

Sherr mes disa personave në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr. 1. Bëhet me dije se shtetasi Danjel Habibi., dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B., kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por i kanë shkatërruar edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.