Ditën e sotme një mjeke ligjore konfirmoi se prezantuesja e BBC -së, Lisa Shaw, vdiq për shkak të komplikimeve nga vaksina AstraZeneca.
Ky është rasti i parë që një person vdes për shkak të marrjes së vaksinës AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar. 44-vjeçarja, e cila punonte për BBC Radio Newcastle, vdiq në muajin maj pasi kishte dhimbje koke pas dozës së parë të vaksinës të prodhuar në Britani.
Mjeku i Newcastle, Karen Dilks, tha se Shaw vuante nga mpiksja e gjakut në trurin e saj, e cila shkaktoi një goditje vdekjeprurëse. Ajo vdiq në Infermierinë Royal Victoria në Newcastle tre javë pas injektimit.
Në përgjithësi ka pasur 417 raste të koagulimit të gjakut pas vaksinës AstraZeneca nga gati 50 milionë doza të administruara, sipas mbikëqyrësit mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar.
Shtatëdhjetë e dy britanikë kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga bërja e vaksinës, por rasti i zonjës Shaw besohet të jetë i pari që i atribuohet zyrtarisht goditjes nga një mjek ligjor.