Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit Floriana Garo, ka folur për zhvillimet e fundit pas ardhjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në PD.
Në një intervistë për ‘ReportTv’, ajo ka hedhur poshtë zërat se ka pasur shkarkime apo largime, duke komentuar edhe marrjen e kontrollit të grupit të WatsApp.
“Nuk ka pasur as shkarkime, as afrime, e as largime, janë spekulime, disa personazhe që nuk kishin të bënin si pjesë e PD, janë hequr nga grupi, ka pasur veprimtari që nuk është konsultuar me mua, drejtoreshën e komunikimit”, tha Garo.