Komisioni Hetimor miraton raportin për shkarkimin, Braho: Meta ka rënë moralisht


Komision Hetimor ka miratuar raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky raport do t’i dërgohet tashmë Kuvendit. Në raport, kërkohet shkarkimi nga detyra i kreut të shtetit, për shkelje të renda të kushtetutës.

Deputeti Spartak Braho mbështeti përfundimit e arritura, ndërsa theksoi se Presidenti ka rënë moralisht.

“Presidenti nuk ka kompetencë të jetë garant i kushtetutës,  Meta ka rënë moralisht. Nuk ka funksionuar si president.  Vlerësoj punën e kryer me radhë , të kryetarit, të sekretares, të nënkryetarit dhe tërë kolegëve të cilët mendoj kane qenë seriozë në punën  e tyre,” tha Braho.