Lulzim Basha ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në sallën e Kuvendit. Basha u shpreh se “delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor”.
Sipas tij, pakti i sapovotuar është një pazar kundër SPAK dhe Shqipërisë.
“Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.
Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë.
Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton”, shkroi Basha në Facebook.