Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë të Partisë Demokratike, të cilët e kanë postuar këtë njoftim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në Bashkinë e Tiranës, nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” garon Belind Këlliçi, i cili ka përballë Erion Veliajn e Partisë Socialiste.