Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën Ali Demi.
Në një intervistë ekskluzive për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.
Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vrisnin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur.
Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?
Gjatë këtyre ditëve ka pasur njerëz që kanë dyshuar për ngjarjen. Siç kanë thënë edhe Kastriot Frashëri apo Alfred Cako, ai nuk mund të vriste veten…
Nuk mund të futem në këtë diskutim. Çdo gjë mund të ndodhë. Edhe mund të mos përjashtohet. Ai ishte i diagnostikuar me kancer, jo në mënyrë shteruese. Po ta shohësh edhe nga qëndrimet e tij, ka qenë një gazetar kontravers, shumë i kulturuar, shumë i ditur. Nuk lexonte njeri më shumë se ai në këtë vend. Herë pas here shpërthente. Unë nuk isha dakord për shumë gjëra me të. Njerëz si ai kontraversë, ia kanë thënë shoqërisë problemet hapur.
Të kthehemi edhe njëherë të biseda që keni pasur dje dy orë para se të vetëhidhej nga pallati. Çfarë bisede keni bërë, vutë re ndonjë shenjë?
Pse donte të kurohej jashtë?
Kishte një paranojë që këtu mund të vrasin, për shkak të qëndrimeve të tij. Unë nuk dyshoj se mund ta kenë vrarë, por më çudit veprimi se ishte shumë i fortë, ishte luftëtar. Kjo më çudit.