Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur votimin e fshehtë për shkarkimin nga funksionet të kryetarit të këshillit, Edi Paloka, disa prej anëtarëve të kryesisë si dhe disa sekretarëve. Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm, Gamzment Bardhi ka thënë se nuk ka përjashtime, por shkarkime nga funksionet, për shkak të dhunimit të statutit të partisë.
“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të ‘uve dit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar insotufiket e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetare, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kjo trupe që sillet si ceulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe ose interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të kos i fryrë përçarjes, lër të mos përjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet:
Është një pyetje në fletën e votimit.
A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Anëtarëve të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarëve:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia”, tha Bardhi.