Kërkojnë largimin, reagon gazetari Isa Halili: Ju që nuk deshët largimin e Ramës, më mirë heshtni përballë Bashës!

Nga: Isa Halili

Dy fjale per ata qe asnje dite nuk dolen ne fushate per te thene “RAMA IK” dhe shpejtuan pa u menduar 2 here me moton “BASHA IK” ende pa u mbyllur procesi i numerimit te votave te 25 prillit…

Te nderuar miq, demokratè e demokrate ju qe besuat tek ndryshim por edhe ju te ashtequajtur elektoratit gri qe votuat Partine Demokratike me 25 prill. Sipas konstatimeve qe kam grumbulluar kjo faktuar me shifra nga KQZ-ja, Partia Demokratike arrriti qe te grumbullonte mbi 620,000 vota ne rang vendi ose 160 mije me shume se ne 2017-ten.

 Nje rritje galopante por e pamjaftueshme per te rrezuar regjimin e Edi Rames pasi keta te fundit sic edhe eshte faktuar ne media u munduan me te gjithe format te ndryshonin vullnetin e nje populli i cili eshte demaskuar me te gjitha format keta 8 vite.

Pa pritur e pa kuptuar so nje rrufe ne qiell te haupr ende pa u mbyllur procesi i numerimit te votava, pasditen e 27 prillit, ishte fillimisht Fatbardh Kadilli ne nje reagim ne rrjetet sociale kerkoi largimin e kryetarit te PD-se, z. Lulzim Basha dhe shpalli kandidaturen per kreun e kesaj force politike. Kadilli e arsyetoi qasjen e tij ne “vija te trasha” duke thene se PD-ja nuk fiton zgjedhjet me Bashen ne krye dhe se kjo parti duhet reformuar. 

Me pas ishte Bujar Nishani i cili beri te njejten gje por ish- Presidentit i Republikes u tregua me i moderuar sa i takon edhe ambicjes se tij personale. Me tej, edhe emra te tjere te se djathtes ne shqiperi si Harxhi, Kullori etj, po insistojne tek largimin i Bashes duke e etiketuar kete te fundit si fajtorin absolut sa i takon rezultatit te 25 prillit.

Si anatar i kesaj partie te madhe e cila duhet theksuar qe lindi nga vullneti legjitimi i nje populli qe kerkonte liri dhe demokraci dua t’ju theme qe realisht kam neveri qe PD-ja eshte perfaqesuar nga keta njerez. Jo se nuk pranoj mendimin ndryshe mbrenda PD-se, aq me teper qe nuk jam me ata qe mbrojne idealet e kryetarokracise por per disa fake sa domethenes aq edhe kokeforte. 

Keta qe pretendojne qe e duan aq shume kete parti pse nuk dolen qofte edhe nje dite te vetme ne fushate per te rrezuar Edi Ramen apo menduan se duke mos u mobilizuar i jepnin me pak shanse kryetarit aktual per te fituar pushtetin dhe rrjedhimisht i shtonin shanse objektivave personal mbrenda partise.

Pse keta qe pretendojne se e keqja eshte vetem Lulzim Basha nuk bene asnje perpjekje qofte edhe nje apel atyre pak njerezve qe kane rreth e rrotull per te votuar partine qe me demek aderojne.

Per ata qe pretendojne se gabuam me strategji po ju citoj fjalet dale nga populli se trim pas beteje dhe i zgjuar pas kuvendit behemi te gjithe, por mos harroni se ishim ne unanimit per djegejen e mandateve dhe mos hyrjes ne zgjedhjet lokale te 2019-tes.

E pra miqte e mi modeli i ketyre pseudo-demokrateve duhet refuzuar dhe injoruar. E pate Jozefinen, Patozin dhe Murrizi sesi u bene defacto pale me Ramen duke na demtuar sa munden qe qarqe te ndryshme te vendit. Jam i bindur qe te njejten gje do te kryejne edhe keta nese i japim rendesi apo nuk i refuzojme me cdo mjet.

Ne fund nje kendveshtrim personal post rezulatit te 25 prillit:

“Mendoj se thelbesore ne kushtet ne te cilat jemi aktualisht eshte shmangja ndaj zhgenjimit qe sollen zgjedhjet e 2021-it. Me shume se kurre eshte koha qe e djathta ne pergjithsi dhe PD-ja ne vecanti te reformohet e te krijoje nje ide te qarte se si te fitoje zgjedhjet parlamentare dhe jo te ngelet peng e situatave zhgenjyese.

Ne optiken time modeste 25 prilli tregoi se PD-ja ka nevoje per struktura te reja drejtuese qe spikaten në zgjedhjet e fundit per ti patur perfaqesues ne zgjedhjet lokale qe po afrojne se shpejti. (Ori Nebiaj, Dashnor Sula, Luciano Boci, Agron Shehaj, Lefter Geshtenja, Kreshnik Collaku, Jorida Tabaku, Grida Duma, Ina Zhupa etj).

Eshte koha per analize dhe pergjegjsi por jo per “koka turku” ne kurriz te PD-se per te favorizuar nje individ apo nje levizje dashakeqe mbrenda familjes tone te mrekullueshme…

MISIONI VAZHDON! 

Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise, rrofte populli shqiptar! 🙏✌