Kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, Pandeli Majko drejt rikthimit në Parlament


Kuvendi i Shqipërisë ka marrë këtë të martë të 29 Marsit një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë (SPAK), për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg” për deputetin socialist Alqi Bllako.

Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e deputetit i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

Mësohet se ditën e nesërme, 30 mars, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK lidhur me mandatin e deputetit të Alqi Bllakos.

Nëse Kuvendi i heq mandatin e deputetit Bllakos dhe e vendos në dispozicion të drejtësisë, atëherë mandati i tij i kalon Pandeli Majkos, i cili ishte i 19-ti në listën e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.