Pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë Bashkia e Rrogozhinës ka nisur pastrimin e mbetjeve në zona të ndryshme të qytetit.
Pas zonës me pisha në Spille stafi i Bashkisë ishte sot për të pastruar në lagjen sipër stacionit të trenit.
Mesazhi i Edison Memolla
📌Ditën e sotme stafi i bashkisë Rrogozhinë zhvilloi aksion për pastrimin e mjedisit përgjatë stacionit të trenit.✔
🔴Uroj që kjo punë vullnetare të shërbejë si moment reflektimi për tu treguar të gjithë bashkë më të kujdesshëm ndaj ambientit ku jetojmë. 🙂🏘 #BashkiaRrogozhinë 💚