Nga fjala e Belind Këlliçit në demonstratën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.
“Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona.
Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!
Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë.
Sot Erion Veliaj ka ikur nga vendi, sepse ka nje debat te madh dhe nje lufte te eger ditet e fundit midis SPAK, Erion Veliajt dhe Edi Rames. Nga njera ane eshte Edi Rama qe i ka dhene urdher SPAK t’i bllokoje pasaporten Veliajt per te mos e lejuar Erion Veliaj te spiunoje Edi Ramen ne kancelarite Europiane. Nga ana tjeter eshte Arben Aahmetaj qe i ben ftee Erion Veliajt qe i ben ftese qe te shkoje te behet pendito dhe te flase si Arben Ahmetaj!”